Volantino 24 novembre 2010 - albanese

KUNDER LIGGJIT MASHTRUES

LEJE QENDRIMI PER TE GJITHE

 

Ka kaluar me shume se nje vit dhe ligji (i aprovuar nga qeveria Berlusconi, Bossi e Fini per te pajisur me dokumenta “punetoret shtepiake” nga 1 deri ne 30 shtator 2009 ) tashme duket nje deshtim i plote

Cdo punedhenes duhej te paguante takse 500 euro per nje punetor ndersa deshmi te shumta kane treguar qe jane pikerisht punetoret ata te cilet kane paguar prej xhepit te tyre 500 eurot. Jovetem kaq por edhe kontratat e punes u jane dashur ti blejne me çmime te cilat shkojne nga 2.000,00 deri ne 5.000,00 euro. Persona te deshperuar te cilet vetem per te dale nga klandestiniteti jane mashtuar…Ndersa , ne fillim te fazes per rregullimin me dokumenta ne muajin shtator 2009, ministria e brendeshme pati ftuar ne pergithesi edhe ata te cilet kane marre leter debimi “espulsione” te paraqisnin kerkesen per t’u pajisur me leje qendrimi. Keshtuqe disa persona edhe me dopio leter largimi u pajisen fillimisht me leje qendrimi, me pas nga muaji i marsit 2010, Ministria nisi nje qarkullore e cila mohon leshimin e lejes se qendrimit emigranteve te cilet kane patur nje leter debimi.

 Duket vertet nje lemsh i ngaterruar dhe padrejtesi te cilen nuk e pranojme!


Ne qytetin e Torinos dhe ne province , ku gjenden 8.305,00 kerkesa per pajisje me dokumenta , jane pothuajse 500 te refuzuara negative prej Questures. Shume persona ende jane ne pritje te dites per t’u paraqitur dersa vazhdojne rregullisht te paguajne taksat nga xhepi i tyre pa patur asnje siguri, asnje.

 

Ne pritje te manifestimit qytetar ne 27 nentor ne Torino, u bejme thirrje te gjithe punetoreve ( te emigrante e italiane) familjeve, forcave sindakale,forcave politike, shoqatave laike/fetare dhe qytetareve te bashkohemi ne kete levizje.

 

TE MERKUREN 24 NENTOR ORA 10

DO TE MBLIDHEMI PERBALLE

PREFEKTURES SE TORINOS NE PIAZZA CASTELLO

. Per anullimin e procedures se debimit administrativ (art. 14 5ter D.Lgs 25 luglio 1988 n. 286)kundrejt punetoreve emigrante te cilet kane paraqitur kerkesen per rregullim.

. Per leje qendrimi te gjite atyre personave e familjeve te cilet kane paraqitur kerkesat.

. Per lejen e qendrimit te pritje te punes per punetoret emigrante te cilet jane mashtuar si rrjedhoje e proçedures se rregullimit te ligjit L. 102/2009

. Per pajisjen me dokumenta te te gjitheve ne pergjithesi dhe per keputjen e lidhjes mes lejes se qendrimit dhe kontrates se punes

 

Comitato presidio 24 novembre

 

Info: collettivo@ciao-to.org Telefono: 3771870977 www.ciao-to.org

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti: